Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kanë kaluar më shumë se 8 muaj që kur, siç tha ai, janë bllokuar nga sjellje arbitrare pas zgjedhjeve.
Krasniqi theksoi se “koha e fjalëve ka mbaruar” dhe se deklarimet e LVV-së për shumicën parlamentare duhet të verifikohen.
“Tani i ftojmë të tregojnë këtë përgjegjësi,” tha ai.
Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se sipas tij, sot nuk shihet asgjë pasi mbajtësi i mandatit ka pranuar se nuk ka shumicë.
Ai theksoi se sot duhet të lindë thelbi i demokracisë, shumica politike, dhe kritikoi mungesën e respektit ndaj institucioneve: “Kjo mungesë dinjiteti ka sjellë shkelje të pabesueshme të Kushtetutës 48 herë. Ka çuar në situatën ku një deputet është njëherësh kryeministër dhe ministër.”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e vlerësoi fjalimin e Kurtit si një justifikim për situatën në vend. Ai shtoi se AAK nuk e sheh të arsyeshme të diskutohet për një program qeverisës, të cilin sipas tij Kurti nuk e ka prezantuar, dhe e cilësoi atë “produkt të luftës hibride të armiqve tanë” dhe duke iu drejtuar Kurtit duke i thënë: “Të uroj suksese”.
Pas dështimit të seancës, ku nuk u votua qeveria “Kurti 3”, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas seancës së Kuvendit, duke thënë se zhvillimet e sotme tregojnë qartë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Për shkak të paaftësisë së partisë së parë që ka dalë në zgjedhje për të bërë koalicione, ne po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Bajrami.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur pas dështimit të zgjedhjes së “Qeverisë Kurti 3”. Limaj e ka konsideruar situatën si fatkeqësi, duke theksuar se edhe pas tetë muajsh Kosova vazhdon të mbetet e bllokuar.
Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër duke e quajtur këtë moment “fundin e një mashtrimi politik që vendit i ka kushtuar shumë”.
“Ky është fundi i një mashtrimi politik që vendit i ka kushtuar shumë, si me izolim ashtu edhe me përçarje. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës. Epoka e qeverisjes së tij ka marrë fund,” deklaroi Krasniqi.
- Nuk ka qeveri “Kurti 3”, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja si u ndanë votat në Kuvend - 26/10/2025
- Video/ Gol dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani vijon me superformën e tij në Iran - 26/10/2025
- Reklama që dogji urat e komunikimit mes SHBA-së dhe Kanadasë, ja videoja që provokoi Trump dhe solli tarifa shtesë për kanadezët - 26/10/2025