Zv.kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur opozitës për përballimin e krizës energjetike duke thënë se dezinformojnë shqiptarët por thekson se ka fakte që vërtetojnë cdo gjë. Balluku hodhi poshtë pretendimet se janë shpenzuar 400 milionë dollarë për energjinë.
Teksa mohon këtë, zv.kryeministrja i kujton opozitës përmbytjet duke i thënë se në kohën kur kishte shumë reshje dhe Shqipëria qeverisej nga PD, blinin energji elektrike.
“Për energjinë vazhdon e dizinformohet populli shqiptar, me apo pa dashje, nuk ka rëndësi, dua të flas me fakte.Nga viti 2013 kur në Shëqipëri mblidhej vetëm 43% e faturave, sot mblidhet 99.6% e faturave. Ky është fakt i pakundërshtueshëm që paguhet shërbimi i ofrimit të energjisë elektrike, as me dhunë.
Të marrësh raportin e ta transformosh dhe të thuash që 40% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë faturat, është një fakt i pavërtetë. Për ndihmën dhe mbështetjen që Republika e Shqipërisë i jep konsumatorëve në nevojë, sot dhe vitet që kanë kaluar i mbështet grupet në nevojë me mbi 22 milionë euro. Vendet që pasojnë janë Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Kosova.
Nëse duam t’i referohemi shifrave, t’i referohemi në mënyrë të saktë. Dëgjova se janë shpenzuar mbi 400 milionë dollarë për energjinë. Nuk është e vërtetë. Deri në shtator janë konsumuar rreth 300 milionë, një pjesë e konsiderueshme janë mbuluar nga vetë sektori. Këto shifra nuk kanë ekzistuar në kohën tuaj kur përmbytej Shqipëria nga shirat dhe dilnit e blinit nëpër importe. Ju gënjeni për cfarë të doni, por sektori energjetik është i bazuar në numra, fakte e shifra. Ne nuk ju ndalojmë dot, por të keni parasysh që pavarësisht krizës, në Shqipëri nuk do të ketë kufizime të energjisë dhe prej më shumë se 1 viti mbrojmë qytetarët tanë duke mos rritur cmimin e energjisë”, tha Balluku
- Më mirë të mbyllim qeverinë se Tik-Tok! - 22/12/2024
- Vë bast për Laert Vasilin si fitues i “Big Brother Vip IV” - 22/12/2024
- Njihuni me 16 banorët e parë të “Big Brother VIP” - 22/12/2024