20.5 C
Tirana
23 / 06 / 2025

Ku tundet një bush del një Berishë

Nga Frrok Çupi

Kur doli se Sali Berisha ishte dorëzuar në një intervistë nëtelevizionin shtetëror të Iranit, kishte disa njerëz që u habitën. Njerëz që e dinin Berishën të pakorruptuar dhe të pa dosje. Fakti doli në pah tani kur Irani, si një forcë regresive kundër qytetërimit botëror, po sulmohet me armë nga Amerika. Edhe Berisha kishte folur atëherë kundër Amerikës, duke kërkuar tëfuste kokën në bushin e Iranit

‘Bush’ i themi shkurres edhe në gjuhën shqipe, përveçse e njëjta gjë është edhe në gjuhë të huaj. Madje edhe pexhorativirreth bushit është i ngjashëm. Del nga shkurrja!, fshihet nëshkurre!, ‘iriqi shkurre do!, nga shkurre e vogël del lepur i madh!, fshihet shkurreve!, tund një shkurre e del një lepur… Madje edhe fjala ‘ambush’ që nuk është shqip, me siguri ka lidhje me shkurren, që do të thotë ‘zë pritë’ përtej bushit.

Gjithë pasuria e aforizmës ka në thelb se nën mbulesat e thjeshta fshihen të papritura. 

Ja, kësaj here doli se Sali Berisha ka mbajtur lidhje me regjimin e Iranit. Mua, sigurisht do të më paragjykoni, por po u them se e di se sa u gëzua Berisha në prill 1979 kur Revolucioni Islamik përmbysi Shahun dhe solli në fuqi Ajetollah Khomenei. Një mik i tij i afër kishte qenë nëTeheran si i dërguar nga Tirana dhe ky nuk linte minutë pa nathënë; ‘Oh çfarë fitore!’. Ky ishte edhe opinioni i Bllokut Komunist ku u ngritën dolli për fitoren e Khomeineit. 

Por s’ishet këtu thelbi. Çështja është se sapo Irani erdhi nëskenën e keqe të qytetërimeve, në atë moment doli edhe Berisha. 

Edhe kur po krahasohet operacioni ushtarak i Amerikës mbi uraniumin iranian, del se Bin Laden ishte ekzekutuar me njëmetodë të shpejtë si kjo. Menjëherë pas kësaj shfaqet Berisha. Në vitin 1997 në Shqipëri u konstatuan mbi 90 celula të AlQaedas, dmth të Bin Laden- sipas DASH. 

Deri aty i solli Berisha. 

Edhe në 7 shtator 2022, kur Shqipëria ndërpreu marrëdhënietdiplomatike me Iranin për shkak të sulmit kibernetik iranian mbi vendin tonë, gazetarët zbuluan një gjë: Tek kërkonin ambasadën e Iranit në Tiranë, u gjenden në rrugën MustafaMatohiti, në oborrin e banesës së Sali Berishës. As që mund t’i vihet emër kësaj ndodhie, por ama kjo afërsi ka ekzistuar.

Sidoqoftë, aty ku ‘tundet një shkurre’, atu shfaqet Saliu. 

Të fundit e tundën vetë shkurren e vjedhjes së votave nëzgjedhjet e 11 Majit. Tahnë se ‘na i kanë marrë ata të Ramës; hapni kutitë!’. U hapoën kutitë. Pas çdo kutie u vërtetua dora e Berishës duke vjedhur vota; madje edhe vota demokraci me demokrat.

Në vitin 1996 pas pyllit të madhe me shkurre ku u vodhën dhe u gjakosën zgjedhjet, u kap Berisha. ‘Gjuetia e atij ariu’ qëhante vullnetin e popullit e çoi vendin në luftën civile tëmarsit 1997.

Pas çdo vjedhjeje gjendet Brisha. Në mos vetë, të bijtë; nëmos të bijtë dhëndri; në mos vajza hoqët e shokët e saj; nëmos këta, ministrat e tij; në mos shqiptarë, Fazlliqi; në mos Sudja, vetë Ponzi…

Kudo ku lindën armiqësi e vrasje, pas bushit del Berisha. Pas vrasjeve në Tropojë, pas Remzi Hoxhës, pas Ali Ukës, pas Hajdarit, pas 26 vetë në Gërdec, pas 4 qytetarëve në bulevard. Sapo të tundet një gjethe e bushit, shfaqet ‘burri i ndershëm’ i pushtetit

Në çdo shkurre të fatkeqësive të Shqipërisë, tunde e del Saliu. 

Kjo që ndodhi tani me Iranin do të ndodhë në çdo stinë kur nis e tunden krimet.  

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x