24.5 C
Tirana
05 / 10 / 2024

Ku janë gratë shqiptare?/ Brizida Gjikondi solidarizohet me protestat në Iran (VIDEO)

Nga Brizida Gjikondi

Ato, ato të shoqërisë civile etj etj që çirren për fonde ose kush do flas në mikrofon dhe kush e organizoi protestën, dhe pikërisht në atë moment e vrasin atë.

Ku janë tani që po klithin gjithë gratë e botës?
Po gratë jastëk zbukurimi të parlamentit shqiptar ku janë, ato që “do” mbahen mënd për rraqet që veshën dhe kurrë për përfaqësimin e halleve dhe realitetit të femrës shqiptare.

Po ministret ku janë, në ç’vrimë janë futur?

Po vajzat e gratë e mediave të shou bizit, universiteteve ku janë..

A po e shohin që mbarë bota është ngritur me sy të përlotur nga Irani.

A ju thotë gjë emri Mahsa Amini, e vrarë barbarisht 22 vjec sepse i dilte një tufe e bukur flokësh nga perçja, po Hadis Najafi 20 vjec vajza me bishtalec, e vrarë sepse protestonte për Mahsan mbrëmë rrugëve të Iranit e njihni.

Ju që tolloviteni nëpër instagram tik-tok dhe bëni si pata imituese a e dini që jeta dhe emancipimi nuk është vetëm hipokrizi, imitim, intriga, tradhëti, zili, xhelozi, rraqe firmato, çantë 50 mijë euro por ndërkohë shpirti dhe mendja bosh?!

A e dini që gjetiu simotrat tona po luajnë me mbijetesën e dinjitetit dhe ekzistencës së shpirtit e lirisë?

A jeni, a jemi pjese e botes së vlerave dhe ne?

A e ndini?

A e shihni që mediat, tik toku dhe instagrami po shpërthejnë nga imazhet e protestanëve ne krah të vajzave dhe grave të Iranit?!

Shumë gra e vajza në mbarë botën po presin flokët në shenjë dhimbje, zije dhe proteste.

Nuk vlen bukuria e dy lekshit kur shpirti është gjak.

Po ju ku jeni?!

A jeni?!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x