Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve online.
Një prej qytetarëve e pyeti Ramën lidhur me programin e tij, por gjithashtu ngriti pikëpyetje mbi arsyen përse nuk i është përgjigjur pozitivisht përballjes në debat politik me opozitën. Për këtë, Ramau shpreh se Partia Socialiste ka një program, e cila sipas tij është qeverisës, i qartë dhe i besueshëm.
Kreu i qeverisë shtoi se nuk po kandidon në këto zgjedhje thjesht për pushtet, pasi sipas tij socialistët janë forcë qeverisëse.
Për t’ju rikthyer programit, Rama u ndal tek negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Sa i përket argumeneteve të programit, është interesant sepse programi, mjafton të duash ta gjesh, e ta lexosh deri në fund. Programi ynë është qeverisës. Ne nuk jemi një parti politike që duan të vijë në qeveri, që s’ka qenë kurrë në qeverisje. Jemi forcë qeverisësë. Kemi padiskutim programin tonë, më të qartë e të besueshëm,. E di pse? Sepse ndryshe nuk do ishin negocatat me BE. Nuk do ishte Shqipëria në tryezën e negociatave me BE. Nuk ulët BE të negociojë me vende që nuk i përmbushin standarte e kritere që premtojnë në një kohë të shkurtër përfundimin e shtetbërjes. Është testi më i qartë, sepse BE është një makineri e tërë që më levizjet e veta, e me hapjen e derës bazohet tek një hulumtim i detajuar i shumë i viteve”, shprehet Rama.