18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Kryeministri Edi Rama prezanton Drejtorin e Pergjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Rama ka komentuar tragjedinë në plazhin e Himarës, ku polici përplasi për vdekje 7-vjeçaren.

“Një shkelje aq e papërgjegjshme e rregullave më ka gërryer me ditë e me netë. Edhe kur i shkruajta, edhe tani që po i lexoj këto rreshta, kam ndjenjë të fortë revolte për shkak se shkelësi, i cili u kthye në vrasës,  nuk ishte një pushues i zakonshëm, por punonjës police që edhe si pushues, duhet të jetë shembull i respektimit të ligjit”.

Ky fakt e bëri tragjedinë jo vetëm për prindërit e çdo shqiptari të thjeshtë të dhimbshme, pavarësisht se kush ishte autori, por edhe shumë revoltues edhe për shkak të profilit të autorit, tha më tej Kryeministri.

Ajo tragjedi nuk ka asnjë ngushëllim, s’ka si të ketë ngushëllim për familjen  e një fëmije viktimë, ama është vendi të thuhet që edhe në kulmin e një dhimbjeje ekstreme, ajo familje e thjeshtë tregoi një vetëpërmbajtje të hatshme. Duke kërkuar mospolitizimin e fatkeqësisë, deklaroi Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x