9.5 C
Tirana
21 / 12 / 2024

Kritikon veprimet e Kurtit në veri, Lajçak: Prioritet zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Zbatimi i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe modernizimi i Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës , duhet të jenë ndër prioritetet në rajon. Këtë e tha i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogu, Mirosllav Lajçak. Duke folur në forumin 2BS në Budva të Malit të Zi, Lajçak tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë përbëjnë sfidën më të madhe strategjike në rajon, sepse, sipas tij, ato ndikojnë në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian.

Ai kujtoi se Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje në fillim të vitit të kaluar për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, por se 18 muaj më vonë muaj më vonë, nuk ka përparim të dukshëm në zbatimin e saj.

“Ne shohim përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të vendosur sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Të gjithë e mbështesin sundimin e ligjit, por për fat të keq, është bërë në atë mënyrë që nxit kundërshtime nga bashkësia ndërkombëtare dhe zhgënjim nga komuniteti vendës. Prandaj edhe kemi më shumë tensione”, tha Lajçak.

Ai iu referua veprimeve rishtazi të autoriteteve kosovare për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

“Unë shtroj pyetjen: cila është alternativa për këtë konfrontim, tension? Kujt i sjell dobi? Sigurisht që jo qytetarëve, e as Kosovës, Serbisë e rajonit. Pra, ne e dimë se çfarë duhet bërë, dhe tani pyetja është: pse të mos e bëjmë këtë?”

Lajçak, të cilit i është zgjatur mandati deri në janar të 2025, tha se nuk pret ndryshime para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Temë diskutimi gjatë forumit ishte edhe sulmi I armatosur në Banjskë, për të cilin Lajçak tha se BE pret që autorët të mbahen përgjegjës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x