Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës ka ngjallur mjaft reagime në Kosovë.
Theksojmë se ky fjalim i kryeministrit Rama është pritur mirë nga figurat politike dhe analistë të shumtë në Kosovë. Një ndër ta është edhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Në një postim në Facebook, politikani kosovar falenderon Ramën për fjalimin dhe miratimin e Rezolutës së propozuar nga Shqipëria kundër Raportit të ish-senatorit Dick Marty, për trafikim organesh në luftën në Kosovë.
Më tej, ai thekson se Rama nuk humb asnjë mundësi për të mbrojtur Kosovën