5.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

Kreshnik Spahiu, thirrje Edi Ramës: Mos e vono referendumin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, bëje me çdo lloj forme…!

Analisti Kreshnik Spahiu i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të realizojë një referendum për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kreshnik Spahiu deklaroi se Rama e ka pranuar se bashkimi do të ndodhë, por se ai dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë mendime të ndryshme sesi kjo do të realizohet.

“Nëpërmjet valëve të Euronews, unë kam mundësinë t’i bëj thirrje kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë ndonjë tjetër i është dhënë mundësia të ketë mandatin e tretë dhe lufton për mandatin e katërt.

Por një kryeministër i cili mund të qeverisë dy dekada Shqipërinë, në një moment në të cilën ka të gjithë bashkimin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, në një moment që ka Albin Kurtin kryeministër të Kosovës, do të ishte e papranueshme që t’i kalojë drejtimi i qeverisjes, pa realizuar aspiratën shekullore të shqiptarëve, të bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Dje, kryeministri i Shqipërisë artikuloi sërish që bashkimi do ndodhë, por ka qëndrime të ndryshme me Albin Kurtin, me mënyrën sesi do ndodhë. Unë i bëj thirrje kryeministrit të Shqipërisë, që të mos e vonojë referendumin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, me çdo lloj forme juridike, qoftë dhe atë të konfederatës”, tha Spahiu.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x