Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke komentuar kërkesën për mocionin me debat lidhur me gjenocidin serb në Kosovë, i renditi Sali Berishës një sërë akuzash. Ai tha se çdo kërkesë nga Berisha lidhur me Kosovën nuk ështe asnjëherë me qëllim të mirë. Balla iu kujtoi gjithashtu edhe 9 rezolutat.
“Kuvendi ka miratuar nga 1991 deri në 2025 9 rezoluta dhe 11 deklarata s ai përket gjtihcka ka ndodhur në kosovë nga 91 e deri në 2025….Do të kërkoja që përpara se të hedhim në votim këtë kërkesë tuajën të radhës t’i leoni dhe nuk do të harxhoj më asnjë seckond nga koha e vyer e Kuvendit për këtë çështje për të cilën ua kemi dhënë përgjigjen shpesh. Por po kaloj në diçka që është emergjente, asgjë që vjen nga Berisha, e kur lidhet me Kosovnë nuk ka ardhur dhe ska për të ardhur kurrë ndonjëherë për mirë. Vendimi i PD i bërë publik dje për të bojkotuar protestën e nesërme mbarëkombëtare në mbështetje të UÇK është konfirmim i qëndrimeve dhe veprimeve kundër interesit të Kosovës. Meqë thatë se nuk doni të jeni përkrah kryeministrit, ai nuk do të jetë nesër. Pse nuk vini? Me kushtin që të mos e politizojë. Bëni dhe ju nesër një protestë meqë nuk doni me veteranët e luftës së UÇK. As me ne, bëni një tuajën. Mos hajdeni në shesh, por bëjeni në Shqup ose në ndonjë shesh tjetër dhe me këtë rast do tu vijë më shumë”, tha Balla.
Balla, teksa i përmendi Sali Berishës disa akuza që i janë bërë ndër vite atij lidhur me Kosovën dhe Serbinë, përmendi edhe një detaj nga ndeshja Serbi-Shqipëri në Leskovac. Balla, i cili e ndoqi ndeshjen nga afër, tha se tifozët serbë kur donin t’i shanin thërrisnin Sali Berisha.
“Tifozët serbë kur donin të na shanin na thirrni Sali Berisha Sali Berisha. Një gazetar dhe mori në telefon dhe i tha more doktor pse thërrasin tifoz serb emrin tënd. E thërrasin se Saliu është dhëndri i mirë i Serbisë i ka shërbyer mirë Serbisë sa herë ka pasur mundësi.”, tha Balla.
- “S’u paraqit 3 muaj në detyrë!”/ Qeveria i çon Kushtetueses dokumentet për shkarkimin e Veliajt: Të ankimonte te Administrativja, jo te ju… - 16/10/2025
- Do të dal në protestë edhe për ty Albin Kurti, që të mos koritesh! - 16/10/2025
- Nasim Haradinaj: Është fyerje të krahasohet Edi Rama me Albin Kurtin - 16/10/2025