Diplomati Fatos Tarifa kritikoi ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se “në mënyrë groteske, po i del kundër të gjithëve”.
“Ky njeri (Albin Kurti), në mënyrë groteske, po i del kundër të gjithëve, duke mos dëgjuar këshillat e të tjerëve. Duhet të kuptojmë që Kosova ekziston si shtet i pavarur sot për shkak të Amerikës, është krijesë e amerikanëve, siç është edhe Izraeli. Nuk mund t’i themi jo miqve tanë më të ngushtë, që jo vetëm na krijuan, por edhe garantojnë sovranitetin tonë”, tha Tarifa.
Sipas diplomatit, “Kurti po krijon tension”.
Në lidhje me marrëdhënien Rama-Kurti, Tarifa tha: “Nuk shkon ky karshillëk mes tyre. Ata mund të duken si miqësorë kur takohen, por asnjëri nuk e do tjetrin. Kurti është politikan i stofit të vjetër, i shekullit XIX. Është nacionalist”.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026