3.5 C
Tirana
26 / 12 / 2025

“Korrupsioni në nivelet e larta politike”/ Kongresi i SHBA prezanton projektligjin për Ballkanin, fokusi te krijimi i liderëve të rinj, preket edhe Shqipëria

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka prezantuar një projektligj të ri me titullin “Ligji për Demokracinë dhe Mirëqenien në Ballkanin Perëndimor”, i cili synon të rrisë tregtinë, investimet dhe mbështetjen politike amerikane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Projektligji, i depozituar më 10 shtator 2025 në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë, duke e cilësuar rajonin si një zonë kyçe për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

Pikat kryesore të projektligjit përfshijnë:

Forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, me mbështetje për gjyqësorin, prokurimet publike dhe mediat e pavarura.

Rritjen e tregtisë dhe investimeve amerikane, sidomos në energji të pastër, infrastrukturë, bujqësi, teknologji dhe bizneset e vogla.

Reduktimin e varësisë nga energjia ruse, duke nxitur diversifikimin energjetik dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme.

Sanksione të kodifikuara ndaj individëve dhe subjekteve që kërcënojnë stabilitetin dhe sundimin e ligjit në rajon.

Raporte të detyrueshme mbi ndikimin rus dhe kinez, duke përfshirë fushata dezinformimi, ndërhyrje politike dhe kërcënime kibernetike.

Mbështetje për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës digjitale.

Zgjerimin e programeve arsimore dhe shkëmbimeve, përfshirë universitetet, Peace Corps dhe nisma për të rinjtë.

Krijimin e “Young Balkan Leaders Initiative”, për zhvillimin e liderëve të rinj në biznes, teknologji, qeverisje dhe gazetari.

Mbështetje për integrimin euroatlantik, duke riafirmuar përkrahjen e SHBA për anëtarësimin në BE dhe NATO të vendeve që plotësojnë kriteret.

Edhe pse projektligji nuk përmend Shqipërinë me emra konkretë, vendi është i përfshirë qartë në politikat dhe analizat për Ballkanin Perëndimor. Një fokus i veçantë vendoset mbi problematikat që prekin drejtpërdrejt Tiranën, përfshirë korrupsionin dhe dobësinë institucionale.

Kongresi amerikan identifikon korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta politike, si pengesën kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit. Shqipëria përmendet si një nga vendet që përballet me sfida në:

prokurimet publike dhe tenderat,

institucionet e pavarura dhe proceset zgjedhore.

Projektligji thekson se korrupsioni ndikon negativisht në sigurinë, frikëson investitorët amerikanë dhe europianë dhe dobëson besimin e qytetarëve te institucionet demokratike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x