Fluks vizitash në Senatoriumin e Korçës gjatë këtyre ditëve të para të dhjetorit. Mesatarisht në ditë kryhen rreth 30 vizita, pjesa më e madhe e të cilave janë raste të personave që kanë sëmundje kronike të mushkërive.
Gripi dhe virozat e stinës kanë rritur numrin e pacientëve që kanë probleme me mushkëritë gjatë kësaj periudhe. Diana Aliçkolli, shefe e dispancerisë pranë Shërbimit Pneumo-Ftiziatrik në spitalin rajonal të Korçës thotë se gjatë kësaj periudhe kemi shtim të rasteve të sëmundjeve kronike të cilat riaktivizohen, por nuk kanë munguar edhe rastet e reja si pasojë e virozës stinore.
Mjekja Aliçkolli këshillon të gjithë personat që vuajnë nga sëmundjet kronike të jenë të rregullt me marrjen e mjekimit dhe në kontakt të vazhdueshëm me mjekun e familjes.
Ndërsa sa i përket personave të prekur nga viroza stinore, mjekja thotë se nëse temperatura zgjat më shumë se 3 deri në 5 ditë, atëherë duhet ti drejtohen mjekut.
Sipas mjekes pandemia e Covid-19, rriti rastet tek të sëmurët me probleme pulmonare. Spoku dhe astma bronkiale mbeten shqetësimet më të shpeshta. Këto sëmundje kronike mjekohen gjatë gjithë kohës por në këtë periudhë mund të komplikohen nga virozat e stinës, ndaj dhe duhet të tregohet mjaft kujdes.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026