Banorët e fshatit Leminot në bashkinë e Maliqit, prej gati një muaji nuk kanë ujë të pijshëm në banesat e tyre. Shkak janë bërë punimet që po kryhen nga ana e bashkisë për rrjetin e ri të ujësjellësit të këtij fshati.
Banorët thonë se dikur furnizimi me ujë ishte me orar të kufizuar, por prej fillimit të punimeve uji është ndërprerë pasi ka dalë jashtë funksionit linja e vjetër. Mungesa e ujit u ka vështirësuar jetesën pasi u duhet të mbushin ujë në burimet e fshatit për të plotësuar nevojat e tyre.
Administratori i njësisë administrative Pirg, Ermal Gjona, pranon faktin e mungesës së ujit për banorët e fshatit Leminot, por thotë se shumë shpejt me përfundimin e punimeve të cilat aktualisht janë pezulluar për shkak të kushteve atmosferike të ditëve të fundit, do të sigurohet ujë 24 orë për rreth 280 familjet e këtij fshati.
Një vit më parë bashkia Maliq ka ndërhyrë në restaurimin e depos dhe shtrimin e linjës së re që bën furnizimin e saj me ujë, ndërkohë që aktualisht është punuar me rrjetin e brendshëm, teksa ka mbetur vetëm vendosja e sahatëve të ujit për çdo familje, duke bërë të mundur kështu zgjidhjen përfundimtare të furnimizimit me ujë të pijshëm 24 orë për rreth 700 banorë të këtij fshati.
- Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi - 16/12/2024
- “Jemi krah Shqipërisë”/ Ambasada gjermane: Vetting-u, model për forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor - 16/12/2024
- Cila është periudha më e mirë e vitit për të bërë botoks?! - 16/12/2024