8.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Korçë, dëmtohen skulpturat në park/ Policia ka filluar hetimin për të bërë të mundur kapjen e autorëve

Dy prej skulpturave të ekspozuara tek galeria e artit në natyrë në qytetin e Korçës, janë dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Kjo nuk është hera e parë që skulpturat e parkut bien pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm.

Kanë qënë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar dëmtimin e këtyre skulpturave, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë lokale.

Nga ana tjetër burime pranë policisë Korçë, bëjnë me dije se ka filluar hetimi në lidhje me rastin, për të shkuar tek autorët të cilët kanë dëmtuar skulpturat e parkut Rinia. Për këtë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve që operojnë në zonë.

Kjo ngjarje ka sjellë edhe reagimin e qytetarëve të Korçës, të cilët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve. Sipas tyre ky akt i shëmtuar jo vetëm shkatërron një vlerë arti, por dëmton dhe godet qytetarinë korçare.

Tek galeria e artit në natyrë në mjediset e parkut “Rinia”, janë të ekspozuara 60 skulptura të realizuara ndër vite nga skulptorë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrës në “Simpoziumin Ndërkombëtar të Skulpturës në gur” i cili organizohet në qytetin e Korçës.

Edhe më herët këto vepra arti janë dëmtuar dhe thyer. Në shumicën e rasteve policia nuk ka mundur të shkojë tek autorët.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x