Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi tha sot se Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, me vlerë 6 mln euro.
Kreu i KQZ-së u pyet gjatë konferencës së sotme (29 prill) nga gazetarët mbi lajmin që ka shkaktuar furtunë politike në opinionin publik shqiptar.
Celibashi shpjegoi se sipas ligjit, PD nuk e ka ende detyrim ligjor dorëzimin e raporteve financiare dhe shpenzimeve të fushatës, pasi kjo ndodh vetëm 60 ditë pas shpalles së rezultatit të zgjedhjeve dhe vetëm atëherë vijon verifikimi i shifrave apo nëse dokumentet janë dorëzuar.
Kurse si parti politike, Celibashi tha se ky afat shkon deri në 31 marsin e vitit të ardhshëm.
“Partitë politike kanë detyrim që të depozitojnë në KQZ të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se data 31 mars e vitit pasardhës. Kurse koalicionet jo më vonë se 60 dit nga shpalja e rezultatit zgjedhor. Kjo përfshin edhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, përfundon jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e rezultatit. Nuk ka detyrim në këto momente që t’i dorëzojë të ardhurat dhe shpenzimet si subjekt zgjedhor dhe që do të thotë se nuk e kemi këtë kontratë dhe nuk ka as detyrim, sikurse thuhet se pse nuk është kërkuar kjo kontratë. Por në momentin që do e kemi, do japim shpjegimin tonë për këtë kontratë”, tha Celibashi mes të tjerash.
- Zelensky me paralajmërim: Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake - 29/04/2025
- ODHIR, raport të përkohshëm për 11 Majin: Fushatë e polarizuar dhe akuza për burimet shtetërore - 29/04/2025
- PSD distancohet nga incidenti pranë zyrës elektorale te “Ali Demi”: S’kemi asnjë lidhje me ngjarjen, dënojmë aktet e dhunës - 29/04/2025