Një paciente me Parkinson luajti në klarinetë ndërsa po kryente një ndërhyrje në tru duke u mundësuar kirurgëve të shihnin rezultate të menjëhershme.
65-vjeçarja Denise Beacon shfaqi përmirësim të menjëhershëm në lëvizjet e gishtave teksa mjekët i stimulonin trurin me rrymë elektrike, raporton Sky News.
Terapistja britanike iu nënshtrua një ndërhyrjeje që zgjati katër orë për stimulimin e thellë të trurit pasi shfaqjes së simptomave të Parkinsonit. Simptomat përfshinin ngadalësim të lëvizjeve, tendosje dhe ngurtësim të muskujve.
Ajo ishte diagnostikuar në vitin 2014 dhe i ndikoi në aftësinë për të ecur, notuar, kërcyer dhe luajtur në klarinetë. Ndërhyrja tregoi përmirësim të menjëhershëm te gishtat duke i mundësuar të launte lehtësisht në instrumentin muzikor.
Ndërhyrja, e quajtur DBS, është e përshtatshme për pacientët me Parkinson dhe kryhet duke vendosur elektroda në tru. Beacon iu aplikua anestezi lokale për t’i mpirë skalpin dhe kafkën.
Sipas neurokirurgut Keyoumars Ashkan, pacientes iu bënë vrima në kafkë sa gjysma e një monedhe pasi u kryen matjet e nevojshme për pozicionet e sakta ku duheshin vendosur elektrodat.
- Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet - 07/12/2025
- Ndryshimet e Trump në sigurinë kombëtare, Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës - 07/12/2025
- “Fundjavë Ndryshe” festoi 10 vjetorin/ Reagon Shkëlqim Hajdari: ”Fundjavë Ndryshe” i përket të gjithë shqiptarëve”! - 06/12/2025