34.5 C
Tirana
06 / 07 / 2025

Komedia tmerrësisht qesharake “GRUAJA E BURRIT TIM”

Nën kujdesin e deputetit Mallakastër Z. Klevis Jahaj dhe Kryeatrit të Bashkisë Mallakastër Z.Qerim Ismailaj
Në datën 9 korrik, ora 19.oo.

Në fillim të shfaqjes “Gruaja e burrit tim”, dy gra, secila pa dijeninë e tjetrës, telefonojnë rajonet përkatëse të policisë lokale për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, ai është shtruar në spital pas një sulmi që pësoi teksa mbronte një zonjë të moshuar nga dy banditë. Në konfuzion, taksisti i ka dhënë pa dashje policisë të dyja adresat ku ai jeton dhe pak më pas një zyrtar i rendit e shoqëron përsëri në shtëpinë ku jeton me gruan e tij Meri, ku shfaqet me një fashë të dukshme në kokë. Nga ai moment fillon loja e keqkuptimeve dhe seria e gënjeshtrave që taksisti sajon për të mbrojtur sekretin e bigamisë së tij.”Gruaja e burrit tim” është diçka tjetër. Falë aktorëve të mrekullueshëm të zgjedhur me kujdes, shfaqja ruan qeshjet e shkaktuara nga tensionet dhe ndërlikimet e situatave duke i transformuar ato me ironi të lezetshme dhe delikate, falë vëmëndjes së jashtëzakonshme ndaj detajeve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x