KOMEDIA MAGJIKE “GRUAJA E BURRIT TIM” NË “ALEKSANDËR MOISIU” TË DURRËSIT NË DATAT 5 DHE 6 QERSHOR, ORA 20:00, PAS STARTIT NË VLORË ME SALLËN PLOT DHE ENERGJI SHPËRTHYESE.
Një përpjekje shumë e denjë e Teatrit Shëtitës me komedinë më të fundit “Gruaja e burrit tm” të Ray Cooney nga të gjithë kontribuesit.Kasti elegant i regjisorit Londo( Xhejni Fama, Denisa Demaj, Denada Llanaj, Eglein Laknori, Ersiljano Xhemollari, Aleksandër Kondi, Genc Lleshi) rezultoi një ansambël me aktorë të rinj, të mrekullueshëm. Aksioni në skenë ishte një kaos i organizuar bukur. Ndonëse dy zonjat Smith nuk dukeshin aspak të ngjashme, lëvizjet e tyre të mbivendosur pasqyronin njëra tjetrën, që nga vështrimet e kërkimit nga ditarja, deri te telefonatat e shqetësuara. Puna e kontribuesve solli një tjetër rezultat të shkëlqyer në këtë 25 vjetor dhe dëshmon se Teatri Shëtitës është nga teatrot më serioz, më produktiv e më të pavarur në vendin tonë. Së fundmi një përmendje të veçantë duhet bërë për V S që zbukuron deri në detaj të gjithë performancën. Bravo të gjithë kontribuuesve dhe aktorëve në këtë aksion të cmëndur.


- Trump shfaqet duke dremitur në gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen - 29/09/2026
- Ish-gjenerali që u bë ambasador/ Eric Wendt nis “betejën” diplomatike amerikane, zbulohet cilin takon të parin të mërkurën - 29/09/2026
- Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… - 29/09/2026