14.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

Kërkon masë më të lehtë sigurie, ish-zyrtarja Alda Klosi del sot para gjykatës

Ish-zyrtarja Alda Klosi pritet që të dalë sot në sallën e gjyqit, pasi ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë. Ish-zyrtarja e kabinetit të ish-ministrit Arben Klosi, e akuzuar për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie, kërkon lirinë në gjykatën e Apelit duke argumentuar se ka 2 fëmijë të mitur për të rritur dhe se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër.

Nga ana tjetër origjina e parave të Alda Klosit, mbetet ende mister! Ish-zyrtarja dhe djali i pastrueses Havier Hobi janë marrë në pyetje, por asnjë e re nuk është zbuluar nga dëshmia e tyre. Klosi i ka qëndruar dëshmisë së saj të mëparshme, ndërkohë që Havier Dobi i qëndron deklarimeve të nënës së tij, që pretendon se 400 mijë eurot ia ka dhënë Klosi.

Ish-zyrtarja Alda Klosi është marrë në pyetje në ambientet e burgut 325, aty ku ndodhet që prej arrestimi. Kjo është hera e parë që Klosi pyetet nga oficerët e policisë gjyqësore që prej momentit të arrestimit, pasi Klosi shfaqi edhe probleme kardiake dhe u shtrua disa ditë në spital.

Në dëshminë që është marrë të enjten e 16 shkurtit, Klosi i ka qëndruar pretendimeve të mëparshme se pastruesja Rozerta Dobi i ka vjedhur nga shtëpia 120 mijë eurot, ndërsa pjesa tjetër e parave që pastrueses iu gjetën në tubin e aspirimit, 400 mijë euro thotë se nuk janë të saj. Mediat raportojnë se Klosi ka thënë para hetuesve se paratë janë të xhaxhit të saj, ndonëse bie në kontradiktë me dëshminë që i vëllai saj ka thënë në fillim se paratë ia ka marrë ai një biznesmeni.

Ish-zyrtarja Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x