Rekursi i ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” do të shqyrtohet këtë të enjte në orën 9:30 nga Gjykata e Lartë. Meta kërkon që kjo gjykatë të prishë vendimet e mëparshme të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe nga Apeli i GJKKO-së, të cilat kanë lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të.
Trupi gjykues i Gjykatës së Lartë përbëhet nga relatorja Albana Boksi dhe anëtarët Sokol Binaj dhe Medi Bici.
Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të 2024-ës, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK e mbylli hetimin më 28 korrik, ndërsa dosja u dërgua për gjykim në fund të gushtit. Hetimi ndaj tij bashkon tre çështje kryesore: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Seanca paraprake në Gjykatën e Lartë të Krimeve të Organizuar (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta, ishte parashikuar të mbahej më 9 tetor, por u shty për ditën e sotme (16 tetor) për shkak të mungesës së gjyqtarëve.
- Moti sot i paqëndrueshëm, reshje nga jugu do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit - 16/10/2025
- Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Ilir Metës - 16/10/2025
- Nga raportet për 2024-ën te mbetjet, çfarë do të diskutohet sot në seancë plenare - 16/10/2025