Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, teksa ka bërë bilancin e kësaj ministrie për vitin 2024, ka zbuluar se vitin që vjen, Shqipëria hap 4 ambasada të reja.
Në komunikimin e fundvitit me gazetarët, ministri Hasani tregoi se Shqipëria do të hapë ambasada në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia.
“Në vitin 2025 hapim ambasada të reja në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia. Këto përfaqësi do të ndihmojnë në përfaqësimin e Shqipërisë në rajone strategjik e si edhe në forcimin e partneriteteve”, u shpreh Hasani.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Dardharja” e Nexhmedin Zajmit/ Historia që fshihet pas pikturës së njohur - 22/12/2025
- Kushtet që duhet të plotësojë një protestë, për të rrëzuar Qeverinë - 22/12/2025
- Burrat e dheut - 22/12/2025