Pas Kupës, kjo fundjavë rikthen Superligën shqiptare ku Tirana dhe Partizanin vijojnë betejën e tyre për titullin kampion.
Dy skuadrat kryeqytetase do të përballen dy ekipe ku synim kane mbijetesën.
Bardheblutë kërkojnë vazhdimësi përballë Bylisit. Këtë ka shprehur dhe tekniku Orges Shehi, i cili bëri një koment dhe për afrimin e Kristal Abazaj.
Nga ana tjetër Partizani përballet me Kastriotin në stadiumin e Kamzës. Të kuqtë e Kolelës kryesojnë tabelën me 1 pikë më shumë se rivalët bardheblu për këtë arsye detyrim kanë vetëm fitoren.
Ndeshja më e bukur në letër është ajo mes Laçit dhe Vllaznisë, dy ekipe janë ringritur në klasifikim dhe tani synim kanë Europën.
Ndërkohë të dielën do të luajnë dhe dy ndeshjet e fundit ku Teuta pret Egnatian në Durrës ndërsa Erzeni udhëton në Kukës.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025