11.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Katari goditet nga tornadot dhe stuhitë

Një tornado i shoqëruar me breshër ka goditur Katarin. Sipas raportimeve, më i prekuri ishte qyteti industrial Ras Laffan, i cili ndodhet 80 km në veri të kryeqytetit Doha.

Kujtojmë se qyteti në Lindjen e Mesme mirëpret Kupën e Botës 2022 dhe që nga nisja e kampionatit nuk kanë munguar episode të “frikshme” të motit.

Re të zeza u mblodhën pranë aeroportit Al Khor ku po mbahen edhe pjesa më e madhe e ndeshjeve të Kupës së Botës.

Departamenti meteorologjik i Katarit publikoi disa pamje në Twitter, pak pasi kishte paralajmëruar për një stuhi që po afrohej ndërsa u bënte thirrje qytetarëve që të tregoheshin të kujdesshëm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x