Kryeministri Edi Rama ka njoftuar disa ndryshime në qeveri ku nga kjo e premte në krye të Ministrisë së Brendshme do të vendoset Ervin Demo.
Demo prej shtatorit të vitit 2025 mbante postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, detyrë që tani do e kryejë baskë me atë të Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë me ndryshimet e kësaj të premte kjo ministri gjithashtu do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme duke sjellë që nuk do të ketë një zëvëndësues për postin që mbante Demo. Përpara se të merrte postin e ministrit, Demo drejtoi Bashkinë e Beratit nga 2019 deri në 2025.
Në vitet 2017-2018 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.
Që prej vitit 2004, Demo është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.
Ai ka kryer studimet universitare në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklin Bachelor dhe Master. Më pas ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku është specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.
- Debati për makinën e re të Ramës, ministrja Ismaili: Është me qira, nevojë për sigurinë e kryeministrit - 11/09/2026
- FIFA ndal euforinë e Marokut, finalja e Botërorit 2030 nuk është vendosur ende! Infantino mes “dy zjarreve” - 11/09/2026
- Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha njofton takime me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA - 11/09/2026