Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Bosnje Hercegovina përveçse një shtet në tërësi ka disa nën ndarje të tjera që e ngatërrojnë çështjen.
Gashi sqaroi se bëhet për një shtet të ndarë në dy entitete: federativ Bosnje Hercegovinë ku bëjnë pjesë boshnjakët dhe kroatët dhe Republika Serbska ku bëjnë pjesë serbët.
“Ka edhe një distrikt të tretë që quhet distrikti Brçkos. Kjo është e përzier dhe administrohet nga një administrator ndërkombëtar,” – tha Gashi.
Ish-ambasadori tregoi se vetë federata është e ndarë në 10 kantone. Ai shtoi gjithashtu se Bosnja ka 14 qeveri dhe 136 ministra.
“Në përfundim kur mblidhen të gjitha ne kemi një kryeadministrator që është ndërkombëtar, një administrator që është kombëtar i distriktit të Brçkos, kemi 3 presidentë, të Bosnje Hercegovinës në tërësi, të federatës dhe të Republikës Serbska,” – u shpreh Gashi.
- Superstrada Tiranë-Durrës, Rama ndan pamjet: Kushte dhe parametra tërësisht europiane - 18/04/2025
- “Ka ende sfida për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, Dumani: Jemi të aftë të ndjekim penalisht këdo pavarësisht fuqisë politike - 18/04/2025
- Iqbal Masih, jeta e trishtë e një fati, simbol i fuqishëm i luftës kundër punës së fëmijëve - 17/04/2025