28.5 C
Tirana
13 / 07 / 2025

Ish-zyrtari i FBI-së në hetim në SHBA, reagon Alibeaj: Duhet transparencë për udhëtimin e tij në Shqipëri

Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me akuzat e bëra nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal.

Alibeaj shprehet se kjo ngjarje kërkon transparencë dhe hetim të thelluar. Më tej shton se zbardhja e plotë do të ndihmojë jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrëdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik.

Statusi:

Akuzat e  Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2017 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar. Retorika boshe për konsumin e politikës së ditës nuk e zbardh këtë çështje tepër të rëndësishme për marrdhënien e Shqipërisë me SHBA. Zbardhja sa më parë dhe transparenca e plotë është ajo që ndihmon jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrëdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x