15.5 C
Tirana
17 / 10 / 2025

Ish-luftëtari i UÇK-së udhëton 2 ditë e 2 net në këmbë për të mbërritur në tubimin e Tiranës

Agim Pllashniku u nis në këmbë nga Prishtina, për të qenë këtë të premte në Tiranë, në tubimin pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Ish-luftëtari tregon pse e ndërmori këtë udhëtim, për të cilin ishin në dijeni vetëm familjarët. “Jam nisur nga busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë për të mbërritur te busti i komandantit tonë legjendar Adem Jashari”, tregon ai në një intervistë për Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN. 

“Nisma është për mbrojtjen e krerëve tanë që gjenden në Hagë, të gjithëve. Mbahen prej 5 vitesh padrejtësish në Hagë, me aktakuza të Serbisë. Ne e dimë fort mirë çfarë masakrash ka bërë Serbia në Kosovë, ka dhunuar femra, ka vrarë fëmijë… Duhet të dënohet Serbia si shtet e jo të merren çlirimtarët tanë në Hagë”. 

“Kam udhëtuar prej 2 ditësh. Kam udhëtuar 2 ditë e 2 net, kam pushuar 3 herë nga 2 orë, kam udhëtuar edhe natën. Më ka mbështetur edhe shteti shqiptar edhe populli. I falënderoj. E kam marr këtë udhëtim i vetëm, por nuk jam vetëm, derisa kam marrë flamurin e UÇK-së në shpinë, të gjithë veteranët janë pas meje”, shtoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x