23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Informacione sekrete për armët bërthamore në vilën e Trumpit?

Ish-presidenti amerikan Trump ka pasur në dispozicion në shtëpi informacione shumë të ndjeshme për armët bërthamore? Bastisja e shtëpisë së presidentit është e pashembullt, por duket se ka shkaqe të mjaftueshme për këtë.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sipas disa burimeve, pas largimit nga detyra ka mbajtur dokumente shumë të ndjeshme të shërbimit sekret në vilën e tij. “Washington Post” raporton se kjo përfshin edhe materiale “top-sekret” për armët bërthamore të një vendi tjetër. Raporti i gazetës nuk zbulon se për cilin shtet bëhet fjalë.

Informacione sekrete për armët bërthamore në vilën e Trumpit?

Gjatë një kontrolli në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago në fillim të gushtit, hetuesit kapën dokumente aq të ndjeshme dhe zakonisht aq të mbrojtura sa që edhe shumë zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare nuk kanë qasje në to, shkruan gazeta. Vetëm presidenti dhe disa anëtarë të kabinetit mund të autorizojnë zyrtarë të tjerë qeveritarë që të kenë qasje në detajet e këtyre dokumenteve. Për disa operacione sekrete të SHBA-së, vetëm disa dhjetëra njerëz në të gjithë aparatin qeveritar janë të autorizuar të dinë edhe për ekzistencën e tyre. Të dhënat për këtë zakonisht mbahen në ambiente të sigurta, nën mbikëqyrjen e përhershem të ndonjë inspektori.

Menjëherë pas bastisjes në pronat e presidentit Trump, “Washington Post” raportoi se policia federale e FBI-së po kërkonte edhe dokumente sekrete për armët bërthamore. Trump e kishte përshkruar këtë si të pavërtetë. Më shumë se 11.000 dokumente dhe foto qeveritare u sekuestruan gjatë kontrollit, sipas dokumenteve të gjykatës. Mësohet se në mesin e tyre ishin mbi 100 dokumente konfidenciale, disa prej të cilave u nënshtroheshin niveleve më të larta të sekretit. Për shkak se Trump i mbajti letrat në pronën e tij private pas mandatit të tij në detyrë, ai mund të ketë shkelur ligjin. Kjo tani është duke u hetuar.

Informacione sekrete për armët bërthamore në vilën e Trumpit?

Qysh në maj, FBI kishte kontrolluar 15 kuti dokumentesh që Trump i kishte dërguar në Arkivin Kombëtar nga Mar-a-Lago. Zyrtarët gjetën 184 dokumente konfidenciale të niveleve të ndryshme të klasifikimit. Menjëherë pas kësaj, pas një urdhri ligjor, ekipi i Trump i dorëzoi FBI-së 38 dokumente të tjera konfidenciale, duke përfshirë 17 të klasifikuara si “rreptësisht sekrete”. Në total, ka të paktën më shumë se 300 dokumente të klasifikuara që Trump mbante me vete.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x