Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha në konferencën për shtyp pas takimit urgjent të vendeve anëtare të NATO-s, në Bruksel se shpërthimi në Poloni ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase.
“Ata janë përgjegjës për luftën që ka shkaktuar këtë situatë”, tha Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi pas një takimi urgjent të ambasadorëve të NATO-s. “Më lejoni të jem i qartë se ky nuk është faji i Ukrainës.”
Stoltenberg deklaroi se më shumë anëtarë të aleancës thanë se ishin të gatshëm të siguronin mjete të mbrojtjes ajrore. Ai nuk njoftoi asnjë masë të menjëhershme të NATO-s, por tha se një grup kontakti për Ukrainën do të takohet më vonë gjatë ditës, me fokusin kryesor në mbrojtjen ajrore.
Stoltenberg tha se incidenti vërtetoi rreziqet e luftës në Ukrainë, por nuk e kishte ndryshuar vlerësimin e aleancës ushtarake për kërcënimin kundër anëtarëve të saj. Ai shtoi se nuk kishte asnjë indikacion që Rusia po përgatiste veprime ushtarake sulmuese kundër aleatëve të NATO-s.
Lufta shkon përtej kufijve të Ukrainës dhe bie në territorin e NATO-s. Gjatë sulmit më të rëndë raketor të nisur nga rusët, (90 raketa në një ditë të vetme), një shpërthim në fshatin polak Przewodov disa kilometra larg kufirit, vrau dy persona, duke rritur tensionet në qiell. Polonia ka vënë ushtrinë në gatishmëri.
Akuzat e ndërsjella ndodhën menjëherë midis Kievit dhe Moskës. Sipas disa indikacioneve, raketa që goditi një fshat në Poloninë lindore ishte një raketë kundërajrore nga Ukraina. Presidenti amerikan Joe Biden u tha kështu udhëheqësve të G7. Ai gjithashtu specifikoi se ishte një raketë e sistemit S-300.
Duke folur pas samitit urgjent të G7 dhe liderëve të NATO-s të pranishëm në Bali për G20, presidenti amerikan tha se “ka informacione paraprake që kundërshtojnë” faktin se raketa që goditi Poloninë, duke vrarë dy persona, u qëlluan nga territori rus. ‘Nuk ka gjasa që raketat të jenë hedhur nga territori rus, por po e hetojmë”- tha Biden.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në mënyrë të jashtëzakonshme për të trajtuar alarmin që vjen gjatë samitit G20 në Bali, ku shumica e botës, me shumicë, kishin dënuar agresionin rus dhe presidenti ukrainas kishte folur për çlirimin. Kherson si “fillimi i fundit të luftës”. Për analistët, raketat janë përgjigja e Putinit.