Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah liderëve që ishin të pranishëm në Forumin e Paqes në Paris.
“Foto e ditës”, ka shkruar kreu i qeverisë krahas fotos ku shfaqet duke biseduar me presidentin francez, Emannuel Macron dhe presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky.
Në imazhin në fjalë, i pari shfaqet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Rama mori pjesë në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes në Paris, me një propozim tre pikësh për konfliktin Izrael-Hamas që ka tronditur Lindjen e Mesme të gjithë botën.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj - 12/11/2026
- Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12% - 12/11/2026
- I prin Kurti dhe në bisedë me Macron dhe Zelensky, Rama publikon foton mes liderëve në Forumin e Paqes në Paris - 12/11/2026