Pjesa e parë e ndeshjes Senegal – Hollandë është mbyllur në rezultatin 0-0, një pjesë e parë e ekuilibruar me raste jo shumë të pastra për shënim nga të dyja ekipet.
Kujtojmë që skuadra hollandeze ishte një mungesë “luksi” në “Rusi 2018” dhe rikthimi në “Katar 2022” me fitore do të ishte skenari më i mirë dhe kështu ka ndodhur në rastin e pare të pastër të krijuar. Ka qenë anësori i PSV Eindhoven Cody Gakpo i cili i arriti ti shpëtojë mbulimit të mbrojtjes senegaleze në minutën e 84’ dhe të cojë në rrjetë një asist shumë të bukur të regjizorit të Hollandës De Jong.
Në minutën e fundit të shtesës Davy Klaassen vendosi vulën me golin e dytë dhe në njëfarë mënyre eleminon rrezikun që mund ti kanosej nga Senegali në lidhje me kualifikimin për më tej.
Kështu Hollanda merr tre pikët e para dhe ndan kreun e Grupit A së bashku me Ekuadorin.


- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026