11.5 C
Tirana
07 / 11 / 2025

“Hodhi shënimet e fundit në bllok, sipër i la syzet” si u shua Mimoza Paja, shapkat ende në vendin e krimit

Mimoza Paja ishte viktimë e pafajshme e breshërisë së plumbave që kishin për qëllim të shuanin jetën e shumë personave që ndodheshin në lokalin e Fatjon Muratit, por që fatmirësisht të gjithë shpëtuan. Sot, pikërisht në banakun ku ajo punonte, ka shkuar gazetarja Anila Hoxha, e cila ka parë nga afër sendet personale të Mimozës që edhe sot kanë mbetur të palëvizura nga vendi i ngjarjes.

Veç shenjave të plumbave, shenja të tjera domethënëse tregojnë se sa e brishtë është jeta e qytetarit në Shqipëri. Shapkat e Mimozës, syzet dhe xhupi i saj janë ende në vendin ku ajo u vra nga krimi, të pamarra nga askush, edhe pse 58-vjeçarja u përcoll për në banesën e fundit, ndërkohë që lokali është ende i rrethuar me shirita. Askush nuk hyn përveç grupit hetimor që ende mbledh të dhënat për të mësuar se çfarë ka ndodhur, por autorët duket se janë shumë larg kapjes.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x