4.5 C
Tirana
24 / 02 / 2026

Hetoi krimet e luftës në Kosovë, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Hagë emërohet këshilltar për hetimet ndaj Trump

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së Merrick Garland bëri të ditur më 18 nëntor se ka emëruar ish-prokurorin e Hagës për krime lufte, Jack Smith për të mbikëqyrur hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago nga ana e ish-presidentit Donald Trump dhe mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021, në Kongresin Amerikan.

Së fundmi, Jack Smith ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Speciale në Hagë që heton krimet që dyshohet se u kryen nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë dhe pas luftës.

Ai ka dhënë dorëheqjen si kryeprokuror i gjykatës speciale në Hagë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Departamenti i Drejtësisë tha se kandidimi i ri i Trump për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, nxiti vendimin e Garland për të përdorur një avokat të specializuar.

Jack Smith, është prokuror veteran që drejtoi seksionin e integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë në Uashington dhe më vonë shërbeu si kryeprokuror federal në Nashville, Tenesi, gjatë administratës së presidentit Barack Obama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x