Gjatë natës në qarkun e Korçës, ka patur reshje të pakta shiu dhe dëborë në lartësitë mbi 1300 m, kryesisht kurrizi i Moravës, mali i Thatë, Qafa e Qarrit, ku reshjet kanë filluar përsëri.
Kontraktorët kanë punuar duke kriposur e mirëmbajtur rrugët nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.
Prurjet e lumenjve dhe të degëve të tyre furnizuese janë të pakta dhe nuk kanë shkaktuar probleme. Gjithashtu edhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki nuk raportojnë problematika.
Ndërmarrja e shërbimeve publike pranë bashkisë së Korçës ka mbajtur të hapur të gjitha akset rurale përfshi këtu edhe aksin Shtyllë – Panarit. Një ditë më parë kjo ndërrmarje me mjete borëpastruese ka arritur të hapë këtë rrugë edhe në kushtet kur lartësia e deborës në Mashkullorë, vende vende kishte shkuar më shumë se 1.5 m.
Furnizimi me energji elektrike ka qënë normal. Ka ndërprerje të përkohshme të energjisë në disa fshatra të Njësisë Aministrative Vithkuq e Lekas, bashkia Korçë.


