Një shfaqe e veçantë për të rinjtë me nevoja të posaçme, titulluar “Hapat e Dashurisë” u shfaq para publikut në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Një kombinim zhanresh artistikë të përmbledhura në rreth 60 minuta, e sjellë në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, nga vetë të rinjtë me aftësi ndryshe nën drejtimin artistik të Florian Papa.
“Qëllimi ishte që të dilnin në pah të gjitha nevojat e të rinjve me aftësi ndryshe. Është ndjesi e imja dhe munda ta bëj, ishte e domosdoshme edhe për shoqërinë shqiptare ”, shprehet për A2 CNN Papa.
Në dy ditë me radhë, përpara publikut u shpërfaqën gjithashtu e dramat jetësore të prindërve të të rinjve me aftësi ndryshe.
“Është e vështirë, dhe kemi të bëjmë edhe me opinionin. Sa herë që dalim nëpër lokale ata shihen si alienë, por nuk janë, janë fëmijë si të gjithë të tjerët”, thotë një prind i pranishëm.
“Hapat e dashurisë” shërbeu edhe si një hapësirë ku të rinj me nevoja të posaçme mundën të shfaqnin pasionin dhe talentin e tyre.
Përgatitjet për shfaqen teatrale ndryshe u shtrinë në disa muaj dhe në realizimin e saj bashkëpunuan veçanërisht edhe prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta.
/javanews
- Fjalimi ikonik i Victor Hugo në Kongresin Ndërkombëtar Letrar, Paris, 17 qershorit 1878: “Shkatërroni urrejtjen. Ndërtoni dritën.” - 10/11/2025
- “Fitor ia dedikoj PS-së!”, Brunilda Mersini pas triumfit në Vlorë: Respekt për rivalët - 10/11/2025
- PD nis bojkotin e komisioneve parlamentare, demokratët mblidhen sot në seli - 10/11/2025