15.5 C
Tirana
10 / 11 / 2025

Gramos Sako fiton Tepelenën: Mirënjohje pa fund qytetarëve, tani lind detyrimi im

Gramoz Sako, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Tepelenës,ka folur për mediat pas shpalljes së rezultatit, duke falënderuar qytetarët dhe Partinë Socialiste për mbështetjen e dhënë.

“Pas një fushate të shkurtër, por një fushatë model, një votim që u pa edhe në një kohë me reshje të shumta, ku qytetarët dolën e votuan dhe shprehën vullnetin e tyre, tani na lind detyrimi kryesor im që t’u shërbej qytetarëve në punët e nisura, për ato që kemi projekte. Mirënjohje pa fund qytetarëve të Tepelenës, mirënjohje për PS-në që e kishte përcaktuar fitoren që nga dita e parë që unë kam ardhur këtu e deri më tani.”, tha Sako.

Në Tepelenë, ku për herë të parë u testua numërimi paralel i votave me Inteligjencë Artificiale, kandidati socialist Gramos Sako fitoi me 77.85% (3 mijë e 261 vota). Rivali i tij, i mbështetur nga opozita, Gabriel Guma, mori 928 vota. PS shënon një rritje prej 9.5%, ndërsa PD një rënie të lehtë prej 1%.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x