“I shtriu 3 kundërshtarë me një qetësi të jashtëzakonshme. I mori të 3 me vete, të 3 ikën në krahun e kundërt. Vërtet mund të thonë që ishte aty përpara, por qetësia është për t’u vlerësuar. Është gol i jashtëzakonshëm, na bëhet gjithmonë qejfi kur ndonjë nga çunat tanë arrin dhe shënon.
Është një jehonë shumë e madhe për ta dhe për të gjithë ne që i ndjekim”, u shpreh Cana për Laçin, i cili gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 3-0 që Sparta e Pragës arriti në shtëpi ndaj Salzburg.
Vlen të theksohet fakti se ky ishte goli i parë në Champions për mesfushorin e Kombëtares.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë - 20/10/2026
- Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet! - 20/10/2026
- Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit? - 20/10/2026