13.5 C
Tirana
19 / 01 / 2026

Gjykata Kushtetuese i jep dritën jeshile marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët. Vendimi është arritur me shumicë votash, jo në unanimitet.

Marrëveshja e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për strehimin e një numri refugjatësh në Lezhë, u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

Ndërkohë Dhoma e Deputetëve në parlamentin italian i dha dritën jeshile marrëveshjes! Me 155 vota pro dhe 115 kundër deputetët italianë kaluan projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa fjala e fundit për ratifikim do t’i takojë Senatit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x