Pak orë pas njoftimit të shkarkimit nga kryeministri Edi Rama dhe pas masës së sigurisë nga GJKKO-SPAK, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në dekret.
Sipas njoftimit të Presidencës, vendimi është marrë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2 të ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit.

Shkarkimi i Hysenit është bërë me propozim të Kryeministrit Edi Rama.
Vendimi i Presidentit vjen në një ditë kur ndaj Vlora Hysenit janë ndërmarrë edhe veprime nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të një procedimi penal.
Hyseni ishte në krye të SHISH-it që prej vitit 2023, pasi u dekretua nga Presidenti Begaj pas propozimit të Kryeministrit Rama.
- Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit tek autoritetet e Kosovës, gazetarja zbulon detajet: Ishte në Azerbajxhan për një takim, BKH i trokiti në derë, por… - 23/09/2026
- GJKKO dhe SPAK i caktuan masë sigurie, Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni! (SHKRESA) - 23/09/2026
- Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni - 22/09/2026