Gianni Infantino u rizgjodh në krye të FIFA-s, duke u konfirmuar në postin e presidentit, të cilin e mban prej vitit 2016. Në kongresin e zhvilluar në Ruanda, ai nuk kishte asnjë rivalë dhe fitoi një tjetër mandat me votat e të gjithë 211 federatave botërore.
Infantino do të jetë president për periudhën kohore 2023 deri 2027, por nëse do të kandidojë sërish mund të qëndrojë në krye të FIFA-s edhe për mandatin e katërt, deri në vitin 2031.
Kjo për faktin se kur zëvendësoi Blatter, mandati i tij i parë ishte 3-vjeçar dhe cilësohet jo i plotë.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026