Kandidat i PS per kreun e bashkise se Lezhes, njeheresh dhe kryebashkiaku aktual Pjerin Ndreu ka reaguar ndaj deklaratave te rivalit te tij per kete post, perfaqesues i koalicionit “Bashke Fitojme” Pashk Gjoni.
Kandidati i Berishes dhe Metes eshte shprehur se kryebashkiaku aktual nuk ka lidhje me Lezhen, ndersa Ndreu eshte pergjigjur se shtepia e tij eshte te lagjia “Gurra” qe ne krye te heres, dhe ne Lezhe jo vetem qe ka gjithe familjen, por dhe ka filluar karrieren e tij qe ne krye te heres, ne fillim te viteve ’90.
Ndreu i kujton se me Lezhen e lidhin dhe 72 milione euro investime gjate kohes qe eshte kryetar bashkie, duke e garantuar se Gjoni pergjigjen do ta marre diten e zgjedhjeve.
Reagimi i Pjerin Ndreut:
Nje pergjigje e detyruar per doktorin!
I nderuar miku im Pashk Gjoni,
Te kam degjuar qe thua qe skam lidhje me Lezhen, nuk kam shtepi, nuk kam asnje njeri te aferm etj. Nuk mendoja se do lajthisje deri ketu sa te mos kesh memorien ne rregull!
-Bashke njihemi prej 31 vitesh sepse kemi punuar qe ne 1992 ne Komisariatin e Policise Lezhe, dhe shtepia ime ishte te lagjia “Gurra”. Duhet te pyesesh se duhet te kesh ndonje klient nga ajo lagje.
Femijet e mi kane lindur ne maternitetin e Lezhes, te pakten pyet koleget se ta thone, apo nuk flet me ta..?!
Shtepia ime eshte ne qender tek Lagjia”Beselidhja”, ngjite me shkollen “Gjergj Kastrioti” qe po behet e re... Mund te pyesesh ndonje nga stafi jot se me ka komshi!
Ne Ungrej, kam djemt e tezes se babes, Preng Mhilli ne qender, besoj e njeh, kam dhe ne Kalur po pyet , ne Shenkolle e Rrile kam djemt e vajzat axhes, nipa e mbesa me shumice kudo, po keshtu ne qytet, Dajc te Zadrimes, ne Mabe, ne Balldre, Torovice, bile dhe nje nga ish-kryetaret qe te ben fresk ty e kam kusheri…
,
Me Lezhen pervec sa thashe me siper me lidhin 72 milion euro investime, sa 30 vite te marra se bashku, pasi stani jot e pordhosi kete qytet dhe godinen e Bashkise per 4 vite 2015-2019 si mos me keq!
Mirupafshim me 15 doktor, te shohim ate pergjigjen qe ke ti marak, kush do e marre..une apo ti?
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026