Pep Guardiola duket shumë pranë largimit nga Manchester City.
Sipas gazetarit të njohur të “Tier 1”, Jack Gaughan, brenda qendrës stërvitore të Manchester City besohet se Pep Guardiola do të largohet nga klubi.
Raporti i publikuar nga Daily Mail tregon se Guardiola e ka marrë këtë vendim prej disa javësh, ndërsa zërat e fundit se ai mund të ndryshojë mendje nuk janë dëgjuar fare brenda klubit.
Sipas raportimeve, një njoftim zyrtar mund të vijë brenda ditëve në vijim — një ndryshim historik për Cityn, pas 10 viteve të suksesshme nën drejtimin e Guardiolës.
Ndërkohë, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, prej kohësh ka bërë me dije se zëvendësuesi i Guardiolës te “Qytetarët” do të jetë Enzo Maresca.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Zjarri masiv që përfshiu Himarën/ Rama zbret në terren dhe takon strukturat e angazhuara, 340 efektivë të Forcave të Armatosura në operacion - 05/09/2026
- Rikthimi i Meghan Markle dhe Princit Harry në Britani, si reaguan William dhe Kate Middleton - 05/09/2026
- Në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK: Tubime në mbështetje të tyre me 12 dhe 16 shtator - 05/09/2026