Kjo që po bën Edi Rama nga njëri qytet në tjetrin, Jug e Veri, ngjan si një lëvizje e shpejtë e zotit të shtëpisë që të zgjojëfamiljarët, para stuhisë. Gjumi është i natyrshëm pas njëlodhjeje elektorale që sapo kaloi. Por po fjetën tani ata qëfituan zgjedhjet, në çastin që do të zgjohen s’kanë pse zgjohen. Kryeministri e ka nisur ‘zgjimin’ që nga Vlora; dje në Durrës, sot në Elbasan e nesër në Shkodër.
Teksa bashkiakët sapo kishin bërë një sy gjumë, të tjerët kishin dalë e kishin bërë namin, zunë plazhet, trotuaret, rrugët dhe sheshet.
Edi Rama ka paralajmëruar se ‘fitorja në zgjedhje është vetëm e drejta e fituar për të mos fjetur më!’ dhe për të vigjiluar për qytetarinë. Madje po praktikon edhe metodën: Nëse tanët, jo të gjithë janë gati, do të marrim më të mirët e ‘armikut’ qësapo humbi prapë. Nga PD janë angazhuar disa zyrtarë nëVlorë, mund të angazhohen edhe nga ata të ‘Postribës’ në Shkodër..
Ata që humbën e përjetojnë jo si frikë, por si shans përgjumjen e fitimtarit. Pala e humbur në zgjedhjet e 11 Majit po tenton të ndërtojë një qeveri paralele të pa votuar. Edhe tënxisë rebelim, kudo ku mundet; edhe brenda Pallatit tëDrejtësisë. Moto e tyre është: T’ua bëjmë Shqipërinë siç ishte atëherë kur secili mund të bënte çfarë të donte”… Do të vinteShqipëria e ‘rrumpallës’, siç është thënë. Tipik do të ishte viti 1997 me tabelat mbi institucione dhe prona, shkruar “Tokë e xanë!’.
Kjo ishte pamja e ‘shpresës’ përballë gjumit të njerëzve të shtetit.
Si mund të vinte një pamje apokaliptike e Shqipërisë vetëm pse ‘disa ushtarë’ i zuri gjumi gjatë rojës? Sigurisht, kjo ështëe pamundur, por edhe e njëllojtë me gërryerjen që nesër do tëndodhte.
Por çështja nuk u shtrua kështu. Çështja u shtrua që territori i vendit të mos zaptohet as në kohë gjumi dhe as zgjuar. Çdo pëllëmbë e vendit është e qeverisur dhe u takon sipas ligjit, qytetarëve shqiptarë. Kjo është një çështje delikate dhe serioze. Politika e shpartalluar e pronave, konsakruar në ligjin 7501 dhe në precedentë të rrezikshëm pas vitit 1992, e ka bërëurgjente vigjilencën mbi pronat dhe territorin. Gropa e hapur gjatë periudhës si dhe shkatërrimi i pronave të shqiptarëve gjatë viteve të para, ka krijuar hendekun ende të pa mbyllur ku Shqipëria mund të rrëshqasë. Mjeshtri i shkatërrimit, SaliBerisha, edhe pse në turbullirë morale, po përgjon ku të gjejënjë tullë që lëviz dhe ta hedhë në greminë vendin. Ashtu i thotë mendja. Në Shkodër gjeti një prokurore dhe pas saj njëzyrë prokurorie që i nxiti për ‘kryengritje kundër rendit kushtetues’.
Shpresa e të keqes gjallon te gjumi i tjetrit.
Ndërsa rreziku i të mirës qëndron po te gjumi. Edi Rama, gjatë inkursionit nga Vlora në Shkodër për ta vënë territorin në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit, mbante një bllok me vete; e patë besoj. Edi nuk është parë kurrë me bllok në dorë; veç kësaj here. Kushedi sa njerëz e kanë interpretuar nëmënyra të tyre. Besoj se asnjë nga paragjykimet mbi bllokun, nuk është real. Në bllok kishte vetëm data, orë, muaj, shigjeta sa te njëra te tjetra, shënime anash… Një agjendë ku të gjitha orët janë të zëna. Ky është qëllimi i shpejtësisë nëpër orë e ditë. Me zgjedhjet e 11 Majit, maxhoranca mori mandatin për ta ndarë jetën e vendit nga jeta e keqe ‘e asaj kohe, qoftëlargu!’. Mbi të gjitha drejtim i shtetit u instalua në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Nuk ka asnjë orë për gjumë.