Demokratët nuk i kanë “shpenzuar” të gjitha minutat që policia u ka vënë në dispozicion, sipas kërkesës së tyre paraprake për protestën me emrin “Foltorja 2”.
Atyre u kanë mjaftuar më pak se 60 minuta për të kërkuar rrëzimin e qeverisë, dhe një sërë kërkesash të tjera, ndërsa më herët kishin kërkuar leje për 120 minuta protestë para Kryeministrisë.
Të pranishëm ishim vetëm disa nga deputetët e PD, dhe zyrtarë të kësaj Partie, ku ndër ta fjalën e mori Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi e më pas Sali Berisha. Fjalën e mbajtën edhe disa qytetarë, disa me fjalime të shkruara e disa të tjerë me fjalime të momentit.
Edhe kësaj proteste, e dyta pas asaj të së hënës së kaluar, iu bashkua një numër i vogël mbështetësish demokratë.
Por Berisha ka deklaruar se pas kësaj proteste të përjavshme, do të nisë me protestat kombëtare, ku thotë se “do të zbresin në shesh” të gjithë për të rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë.
FOTO GALERI









- VIDEO/ Të dua shumë Sali Berisha! Të dua më shumë se babain tim… - 17/01/2026
- Ish-kreu i NATO: Trump po e përdor Groenlandën për të shpërqendruar vëmendjen nga lufta në Ukrainë - 17/01/2026
- Një zarf i zi, një rrëfim rrëqethës dhe një ballafaqim i shumëpritur/ Ja ku mund ta ndiqni live “Big Brother VIP Albania” - 17/01/2026