7.5 C
Tirana
28 / 03 / 2026

Fluks lëvizjesh në Kapshticë/ Numër normal lëvizjesh në Qafë-Thanë

Vijon të jetë i lartë numri i shtetasve shqiptarë që hyjnë nga Greqia në drejtim të vendit tonë. Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë më shumë se 4000 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ndërkohë që gjatë ditës së fundit fluks ka pasur edhe në dalje të kësaj pike kufitare, teksa drejt Greqisë kanë kaluar rreth 3000 shtetas. Për të përballuar fluksin e lëvizjeve pala jonë vijon të punojë me katër sportele në hyrje dhe tre të tjerë në dalje ndërkohë që grekët punojnë me tre sportele në dalje dhe dy në hyrje.

Fluksi edhe për stacionin kufitar të Kapshticës pritet që të jetë i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, kjo për shkak se emigrantët që punojnë e jetojnë në shtetin Helen zgjedhin të kalojnë festat e fundivitit pranë familjeve të tyre.

Nuk përjashtohet që numri të jetë i lartë edhe në dalje pasi një pjesë jo e vogël e shqiptarëve zgjedhin të kalojnë natën e ndërrimit të viteve në vendin fqinj.

DrejtoriaVendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë bën me dije se në Kapshticë, gjatë 5 ditëve të fundit, kanë hyrë drejt shtetit Shqiptar mbi 21 mijë shtetas e në dalje mbi 9400 shtetas.

Nga ana tjetër në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë vijon të jetë një numër normal lëvizjesh në të dy anët e kufirit. Gjatë 24 orëve të fundit përmes kësaj pike kufitare, kanë hyrë 2575 dhe kanë dalë 1774 shtetas.

Artikujt më të kërkuar

3
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x