Në sallën e Kuvendit po zhvillohet diskutimi për aktin normativ për mbajtjen e flamurit të BE-së krahas flamurit kombëtar në institucionet publike. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në fjalën e saj ftoi kolegët e saj që të votojnë këtë amendim e që më pas së bashku të vazhdojnë punën për objektivin madhor të anëtarësimit në BE.
‘Jemi të pritje të zhvillimeve të vrullshme. Ky nënvizon rëndësinë e hapjes së negociatave, na jepet perspektiva e qartë. Do të ndryshojë në mënyrë më të thellë dhe ligjorë aspektet shumë të imta të jetës së vendit. Pas mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare zhvilluam një takim ku komisioni nisi edhe një konsultim për negociatat e anëtarësimit. Është një proces që ne synojmë që ta mbyllim sa më shpejt. Unë i ftoj kolegët ta votojnë këtë amendim dhe të vazhdojmë bashkë punën për të çuar para objektivin madhor për anëtarësimin ne BE.’- tha Xhaçka.
- Ish-gjenerali që u bë ambasador/ Eric Wendt nis “betejën” diplomatike amerikane, zbulohet cilin takon të parin të mërkurën - 29/09/2026
- Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… - 29/09/2026
- Spaho përplaset me Adriana Kalanë: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli? Do t’i nxjerr mesazhet? - 29/09/2026