Fjalimi i kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama ka ngjallur mjaft reagime dhe në Serbi.
Deputeti serb, Stefan Jovanoviç, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cilëson fjalimin e Ramës “skandaloz”, duke thënë se “me miq të tillë, nuk kanë nevojë për armiq”.
“Kryeministri i Shqipërisë në vend që të përballet me krimet ndaj serbëve, të cilëve gjatë luftës iu hoqën organet në ‘shtëpinë e verdhë’ dhe të dënohen autorët, sot kryeministri i Shqipërisë tentoi t’i paraqesë të gjitha si gënjeshtra”, tha deputeti serb.
Kryeministri Rama prezantoi para anëtarëve të Këshillit të Europës, rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t me titull “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i organeve në Kosovë”.