15.5 C
Tirana
20 / 09 / 2024

Fitoi çështjen në Strasburg/ Antoneta Sevdari kërkoi rishikim të vendimit, KPA kthen në detyrë ish-prokuroren

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin sa i përket kërkesën për rishqyrtim të vendimit në lidhje me shkarkimin e ish-prokurores Antoneta Sevdari.

KPA ka kthyer në detyrë ish prokuroren.

Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”.

Vendimi:

Kolegji pasi shqyrtoi kërkesën e Sevdarit për rishqyrtim të vendimit, me vendim të ndërmjetëm vendosi të pranojë kërkesën për rishikimin e vendimit, prishjen e vendimit të mëparshëm dhe rigjykimin e çështjes në themel në seancë gjyqësore.

Në kuadër të rigjykimit në themel të ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të konfirmimit të Sevdarit, Komisioneri kërkoi shkarkimin e saj nga detyra për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë.

Po sipas komisionerit Publik, Irena Nino, Sevdari kishte probleme edhe në kriterin e profesionalizmit.

Nga ana e saj, Sevdari pretendoi se Komisionerit Publik i kanë rënë shkaqet ankimore. Në përfundim, Sevdari, referuar edhe vendimmarrjes së GjEDNj, ka kërkuar lënien në fuqi të KPK për konfirmimin e saj në detyrë.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor trupi gjykues vlerësoi se Gjednj ka mbërritur në konkluzionin se shkarkimi i saj nga detyra ka cënuar nenin 8.

Sipas GJEDNJ, shkarkimi i Sevdarit ishte jo proporcional.

Në analizë të përfundimeve të GjEDNJ, kolegji vlerëson se në rigjykimon e ankimit, për shkaqe të rikonfirmuara nga Komisioneri, analizimo i situatës juridike verifikimi i pasurisë nuk ishte i nevojshëm. Kolegji vlerëson se ky proces mund të përfundojë veç me dy alternativa vendimmarrëse.

Kolegji arrin në konkluzionin së në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë.

Kështu e vetmja alternativë për Sevdarin është konfirmimi o saj në detyrë.

Kolegji vendosi: lënien në fuqi të vendimit 2018 të KPK për Sevdarin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x