11.5 C
Tirana
14 / 05 / 2026

Financimi me paratë ruse, Rama: Kryemadhi të hetohet për llogaritë në parajsat fiskale!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përfshirjen e Monika Kremadhi në financimet ruse.

Rama shkruan se verifikimi i këtyre parave të pista do të shërbejë si prova se drejtësia nuk funksionon me dy standarde siç përflitet rëndom.

“Ah, rubla, rubla, çfarë djalli i madh kanë qenë gjithmonë … Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…

Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!”- shkroi Rama.

Kujtojmë se një ditë më parë Top Channel publikoi të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x